Sot ka ndërruar jetë një person i prekur me Covid-19 nga Komuna e Podujevës.
Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, njofton Klan Kosova.
“U pikëllova shumë me lajmin që mora sot, për shkuarjen e hershme e të papritur në amshim të shokut tim të gjeneratës, fqinjit tim të mirë, Ajfer Fetahu, i cili kishte kohë për të gjithë dhe ishte i dashur për të gjithë”.
“Që nga ditët e para të angazhimeve te rezistencës ndaj regjimit pushtues serb, Ajferi ishte i angazhuar pothuajse në secilin proces, ndaj dhimbja për ndarjen nga jeta është shumë e madhe”.
“Miku im para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerëzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë”.
Discussion about this post