Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare, plaku i urtë e i ndershëm, Abdulla Kurtaj, i cili është njohur jo vetëm nga qytetarët e Prizrenit, duke shitur gjësende në rrugët e këtij qyteti për të mbajtur gjallë familjene tij, pa e shtrirë dorën për të kërkuar lëmoshë nga askush.
Deri në frymën e fundit punoj si shitës në rrugët e qytetit të vjetër të Prizrenit për ta mbajtur familjen, pasi e kishte në familje një djalë me të meta fizike, atë nuk e ndali as mosha e shtyer, nuk u ndal sa ishte në këmbët e veta.
Xha Abdullahun nuk e ndali as shiu e as bora. Ai nga Zhuri shpesh herë shkonte në Prizren në këmbë për të shitur, pa e mërzitur asnjëri dhe për punën dhe sjelljen e tij, ai gjithmonë ka gëzuar respekt nga të gjithë. Varrimi i xha Abdullahut, është bërë sot në varrezat e vendlindjes në Zhur./tvprizreni.info/
Discussion about this post