Ka shkuar në 8 numri i të vdekurve nga koronavirusi, vetëm gjatë të shtunës, shkruan Gazeta Blic.
Gjashtë të vdekurve gjatë ditës, u janë shtuar edhe dy persona të tjerë, duke e dërguar numrin total të viktimave në 66.Siç njofton IKSHKP, gjatë të shtunës janë shënuar edhe 178 raste të reja me koronavirus, teksa janë shëruar 50 persona.
Njoftimi i plotë i IKSHP-së:50 TË SHËRUAR DHE 178 RASTE ME COVID-19!Sot më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.
Discussion about this post