Në Ministrinë e Shëndetësisë të udhëhequr nga Arben Vitia, po vazhdon nepotizmi, Vitia ka emëruar familjarë të zyrtarëve të ‘Listës Guxo’, me të cilët Lëvizja Vetëvendosje bashkëqeverisë me Kosovën, shkruan Gazeta Metro.
Nepotizmi ka lulëzuar në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë thoshte se do të bënte luftë të pa kompromis ndaj punësimeve familjare.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka emëruar Arsim Kurtin në Bordin për Shkollim Specialistik, i cili është vëllai i gruas se deputetit të ‘Listës Guxo’, Burim Karameta.
Po ashtu në këtë Bord, ministri Vitia ka emëruar, Driton Velën, vëllanë e Blerim Velës i cili është edhe Shef i Stafit të kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.
Driton Vela përveç që është vëllai i Shef i Stafit të kabinetit të presidentes Osmani, ai në vitin 2019 ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Tash jemi edhe më të fortë e më të përgatitur. Ai është asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe specialist i mjekësisë interne”, shkruante ndër të tjera në postimin e Vetëvendosjes, pas aterimet të Driton Velës në partin e Albin Kurtit.
Ndërsa ditë më parë, Gazeta Metro ka raportuar edhe për raste të tjera të punësimeve familjare që kanë ndodhur në ministrinë e udhëhequr nga Arben Vitia.
Bëhet fjalë për Pranvera Osmani – Zhushi, është motra e zëvendësministres së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmanit, që është punësuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në Këshillin Mbikëqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Me 15 korrik të këtij viti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar vendimin që në cilësinë e anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë të delegojë, Nita Kelmendi – Hysa dhe Pranvera Osmani – Zhushi.
Discussion about this post