Autori i emisionit dokumentar InDoks, Visar Duriqi ka thënë se përmes ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë po tentohet që Kosova të ripushtohet kulturalisht nga Turqia.
Fillimisht Duriqi ka deklaruar se nuk është kundër ndërtimit të xhamisë, por kundër formës së ndërtimit të saj.
“Unë nuk jam kundër xhamisë me t’u ndërtuar, jam kundër formës së xhamisë se si është ndërtu”, ka thënë Duriqi. “Kjo xhami nuk është xhami për falje por deklaratë politike e Erdoganit”.
Nëse kjo xhami ndërtohet me fonde nga Turqia, është tentativë të na ripushtojë kulturalisht. Pra, ideja e Perandorisë Osmane ekziston ende”, është shprehur Duriqi në Pressing të Televizionit 7.
Duriqi tha se nëse presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, mbijeton në politikë, pret që të marrë pjesë në përurimin e xhamisë në Prishtinë.
“Madje nëse Erdogan do të jetë ende në pushtet, pra të shpëtojë nga ndodnjë grushtet i radhës, atë do ta kemi këtu në përurimin e xhamisë”, shtoi Duriqi.
Discussion about this post