Ka dhënë dorëheqje nga Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri, i cili e mbante këtë post që nga zgjedhjet e kaluara që u mbajtën në këtë degë.
Për dorëheqjen ka njoftuar vet Gërguri përmes llogarisë së tij në facebook, duke e arsyetuar atë me rezultatin e dobët të subjektit të tij politik në komunën e Vushtrrisë. Ai ka njoftuar gjithashtu se ka dhënë dorëheqje edhe nga posti që mban si asambleist në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
“Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje nacionale në Komunën tonë( edhe për kundër faktit që më tepër se 3 vite e kemi pushtetin lokal),e ndjeva si obligim moral të jap dorëheqje nga Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri( të cilën e paraqita para Kryesisë së Degës).” shkruan Gërguri.
Postimi i plotë:
NJOFTIM:
Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje nacionale në Komunën tonë( edhe për kundër faktit që më tepër se 3 vite e kemi pushtetin lokal),e ndjeva si obligim moral të jap dorëheqje nga Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri( të cilën e paraqita para Kryesisë së Degës).
Unë e kam marrur udhëheqjen e Degës në gjendje shumë të rëndë në vitin 2010, me shumë grupacione, pas thyerjes së Degës në vitin 2004 dhe humbjes “në tavolinë “, te pushtetit Komunal edhe pse LDK e ka patur të fituar deri në vitin 2007, si dhe pas thyerjes së LDK-së në nivelin qendror në vitin 2006.
Bashkërisht me strukturat e mirëfillta kemi arrijtë që ta stabilizojmë Degën, duke ju dhënë hapësirë të gjithëve, në veçanti të rinjëve dhe femrës dhe si rezultat i kësaj i fituam zgjedhjet Komunale në vitin 2017.
Pa modesti vlen te thekësoj kontributin financiar për Degën të cilën gjë e dijnë qytetarët e Vushtrrisë dhe niveli qendror i LDK- së, kontributin financiar për Sportin e Vushtrrisë, kontributin 40 vjeqar si mjek dhe si Specialist -Radiolog, kontributin në sindikatën e pavarur në Shtëpinë e shëndetit në Vushtrri nga viti 1990,pastaj si Drejtor Komunal për Shëndetësi në pushtetin e atëhershëm paralel, si dhe kontributin tim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998-1999.
Falenderoj me respekt e nderim të gjithë përkrahësitë e mi, jo vetëm në këto zgjedhje që më mbështetën me votën e tyre e cila për mua do të mbetet gjithmonë si një vlerësim i shenjët.
Falenderoj përzemërsisht të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e devotshëm dhe besnik te LDK-së, për përkrahjen e sinqertë dhe pa kushte, ndërsa për ata që bënë hile tash e 11 vite sa isha Kryetar Dege, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre.
Jap dorëheqje edhe nga asambleisti i Kuvendit Komunal në Vushtrri, për ta dëshmuar edhe njëherë, që në funksione të LDK-së, nuk kam qëndruar për interesa të ngushta personale,sepse interesi për LDK-në dhe Kosovën, gjithmonë për mua ka qenë dhe do të mbetet mbi interesin personal.
Njoftoj të gjitha strukturat qendrore, ato lokale dhe miqtë e mi se unë tërë jetën time do ti qëndroj besnik LDK-së.
Me respekt nga Dr. Hysni Gërguri.
Discussion about this post