• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E shtunë, 9 Dhjetor, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova 24 SH.P.K.
No Result
View All Result

Vjen reagimi ‘i papritur’ i Gjermanisë për Specialen

by Kosova24
27 Qershor, 2020
in Lajme
0
Valë e dytë pandemie, Merkel frikëson gjermanët: Ekonomia po pëson kolaps
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Qeveria federale e kancelares gjermane, Angela Merkel, mbështet plotësisht punën e Dhomave të Specializuara dhe thonë se një gjë të tillë e presin edhe nga Kosova.

Ky është qëndrimi gjerman pas publikimit të lajmit se në Hagë ka aktakuzë ndaj Presidentit Thaçi. Gjithashtu, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, i ka thënë Gazetës Express se presin që dialogu Prishtinë-Beograd të rifillojë pa vonesa.

Prokuroria Speciale e Hagës më 24 qershor ka bërë publike aktakuzën për kreime lufte që ka iniciuar ndaj dy ish-funksionarëve të lartë të UÇK’së, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale, Thaçi,Veseli dhe disa të tjerë janë përgjegjës për krirme të ndryshme dhe për rreth 100 vrasje përfshirë edhe kundërshtarë politik.

Kjo aktakuzë është bërë publike ende pa marrë dritën e gjelbër të gjykatësit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara i cili është duke e shqyrtuar atë.

Një veprim i tillë është kritikuar shumë, megjithatë në njoftimin për aktakuzën e publikuar nga Prokuroria Speciale thonë se kanë qenë të detyruar që t’i bëjnë publik emrat dhe aktakuzën, pasi Thaçi dhe Veseli kanë bërë përpjekje për të penguar punën e Dhomave të Specializuara.

Lidhur me një zhvillim të tillë në Kosovë, Gazeta Express, ka dërguar pyetje në adresë të Berlinit zyrtar.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë thotë se Dhomat e Specializuar kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë së drejtuar nga kancelarja, Angela Merkel, dhe kujtojnë se ka qenë vetë Kosova që ka themeluar Specialen.

Nga Berlini thonë se presin që edhe Kosova të mbështesë punën e Speciales.

“Dhomat e specializuara të Kosovës janë themeluar nga Republika e Kosovës dhe gëzojnë mbështetjen e plotë të Qeverisë Federale të Gjermanisë. Ekziston një pritje e qartë nga Komuniteti Ndërkombëtar, përfshirë Qeverinë Federale të Gjermanisë, që Kosova ta nderojë këtë angazhim dhe të mbështesë punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, ka thënë ky zëdhënës i MPJ-së gjermane për Express.

Aktakuza ndaj presidentit Thaçi ka bërë që të anulohet edhe takimi i Ëashingtonit i planifikuar të mbahej më 27 qershor. Për Amerikë nuk ka udhëtuar as kryeministri, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se duhet të kthehet në Kosovë për t’u marrë me situatën.

Megjithatë Gjermania pret që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të rinisë pa vonesa dhe se përkrahin punën e Përfaqësuesit Special të BE’, Miroslav Lajcak.

“Ri-inicimi i dialogut politik të lehtësuar nga Bashkimi Evropian midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet pa vonesa. Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajcak për këtë qëllim. “, kanë thënë për Express nga zyra për media e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Pas akuzave të Speciales në drejtim të Thaçit dhe Veselit sot ka folur edhe Raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, i cili thotë se aktakuza është një hap pozitiv drejt drejtësisë dhe se nuk i ul vlerat e UÇK’së.

Previous Post

Vjosa Osmani kërkon nga LDK-ja lëndën e shkarkimit, emrat…!

Next Post

E fundit: Një 13 vjeçare mbytet në pishinë

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova 24 SH.P.K.

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Kosova 24 SH.P.K.
Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.