Numri dy më i votuar në Lëvizjen Vetëvendosje pas Albin Kurtit, Glauk Konjufca është përballur me një situatë të sikletshme sot gjatë ditës në Kamenicë.
Gjatë kohës sa po ecnin nëpër qytet, ai ishte në krah të kreut të partisë e kandidatit për kryeministër nga LVV-ja Albin Kurtit.
Megjithatë, Vjosa Osmani reagoi aty duke e zënë vendin e saj krahas Kurtit e për pak minuta Konjufca mbeti mbrapa kreut të LVV-së e u.d të presidentit.
Konjufca pas këtij gjesti të Osmanit zuri vend në krah të u.d të presidentit, nga ku edhe e vazhduan rrugëtimin në Kamenicë.
Discussion about this post