• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E diel, 29 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Vjosa Osmani ia ‘ngreh veshin’ deputetes së PDK-së: Gratë flasin dhe qeshin kur të duan!

by Kosova24
4 Qershor, 2020
in Lajme, Politikë
0
Vjosa Osmani ia ‘ngreh veshin’ deputetes së PDK-së: Gratë flasin dhe qeshin kur të duan!
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur deputetes Besa Ismajli, e cila e pyeti se pse po qesh me deputetet në sallën e Kuvendit.

Osmani tha se është kundër ‘instalimit të mendësisë’ se kur duhet të qeshet e kur jo në Kuvend të Kosovës, ndaj tha se do ta luftojë këtë ndaj kujtdo qoftë.

Deputetja Ismajli deklaroi se ajo çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë në vend, është një precedent i keq për shtetin e Kosovës. Ajo u shpreh se Vjosa Osmani nuk është në krye të detyrës, por e njëanshme.

Ismajli: Do të doja që në krye të detyrës t’iu shohë më shpesh

“Zonja kryetare për mua ishte kënaqësi që sefte ju pash në krye të detyrës, kur ju bëtë reagimin për pirjen e duhanit. Jemi me ty, mirë ju patë hije kjo gjë, por do të doja që këso raste të tilla, në krye të detyrës t’iu shihja më shpesh, sepse nganjëherë kam përshtypjen që po ju shohim të njëanshme, dhe assesi në krye të një institucioni siç është Kuvendi i Kosovës.

Për më tepër, kur ka sjellje jo parlamentare të kolegëve tanë, nuk do të doja t’iu shihja teksa qesheni me të, në fjalët e deputetëve”, tha ajo.

Ajo ka kërkuar nga kryetarja Osmani që të merret me komisionin hetimor, ku sipas saj është anashkaluar kuvendi për të ushtruar mbikëqyrjen parlamentare në menaxhimin e pandemisë.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetares Osmani e cila tha se prokuroria është duke kryer detyrën e vet në lidhje me temat për të cilat po formohet komisioni hetimor për menaxhimin e pandemisë. Reagime pati edhe për deklaratën e Ismajlit, e cila e kishte pyetur se pse po qesh.

Osmani: Gratë flasin kur të duan, edhe qeshin kur të duan

“Zonja Ismajlim më lejoni t’ju them që unë sot kritikat e juaja i marr si kompliment dhe në aspektin personal nuk do t’ju përgjigjesha.

Por, ju përgjigjem sepse ka dhjetëra-mijëra vajza të vogla që na shikojnë çdo ditë, dhe presin që gratë në Kuvend të mos tentojnë të shtyjnë përpara një kulturë të tillë, ku grave duhet treguar kur të flasin e kur të qeshin.

Harroje që një kulturë të tillë e pranoj, harroje. Gratë do të flasin kur të duan, do të qeshin kur të duan dhe unë do të udhëheq seancën në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, tha ajo.

Osmani pyeti Ismajlin se pse nuk ka reaguar atëherë kur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kishte përdorur gjuhë shumë të rëndë në drejtim të grave.

Osmani: Ku ishit ju kur Veseli gratë deputete i ofendonte me gjuhë çnjerëzore?

“Ku ishit ju zonja Ismajli kur kryetari paraprak i këtij Kuvendi gratë deputete i ofendonte me gjuhë çnjerëzorë banale, çnjerëzore, kur e ngritët ju zërin për një gjuhë të tillë që po ju pengon buzëqeshja ime. Kur folët ju për ofendimet e burrave të të gjitha partive politike ndaj grave në po partitë e tyre. Kur e ngritët zërin për diçka të tillë.

Personalisht kritikat tuaja i marrë si kompliment, por e kam detyrë mbi të gjitha njerëzore që mos me lejua që një kulturë e tillë e shkeljes së vajzave dhe grave mu instalua në këtë kuvend, në këtë kuvend jo, harrojeni, që të gjithë kujtdo që mundet t’i shkojë në mendje”, ka deklaruar Osmani.

Për këtë Besa Ismajli tha se ajo është “avokate e të drejtave të njeriut”, dhe se nuk ia cenon askujt qeshjen. Ajo shtoi se gratë me mbulesë nuk gëzojnë në Kosovë të drejtat e tyre që të dalin lirshëm.

Ndër të tjera, Ismajli tha se vdekja e të riut nga Gjilani Agon Musliu është e rëndë për Kosovën, duke shtuar se karantinimi në Qendrën e Studentëve, ka qenë i pabarabartë.

Previous Post

Kryeministri kërkon të marrë fjalën në Kuvend, Vjosa Osmani e injoron keq!

Next Post

I jepet lamtumira e fundit 18 vjeçarit nga Vitia qe vdiq duke punuar në Zvicër

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.