Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Laçit, përpara sheshit të një hoteli, në afërsi të kryqëzimit të Gjormit.
Një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë njërin dhe plagosur dy të tjerë.
Víktimë ka mbetur shtetasi Bujar Lika, ndërsa i plagosur mbeti Paulin Gjergji.
Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe 21-vjeçari Kreshnik Tusha.
Dyshohet gjithashtu, se i plagosur ka mbetur edhe autori.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Discussion about this post