Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është qëlluar me një plumb nga nga një i dyshuar i panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkohë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas policisë, motivi i rastit ende nuk dihet.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.