Tre persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen e trefishtë që ndodhi 13 ditë më parë.
Paparaci, nga burime brenda organeve të drejtësisë ka mësuar se tre të dyshuarit janë prangosur nën dyshimin për sulmin ku u vranë Gani Gjokaj, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj.
Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze (emër i njohur për redaksinë) nga Gllogjani, pjesëtare e familjes së të dyshuarve për vrasjet, ka mësuar Paparaci.
Sipas burimeve të mediumit, të arrestuarit kanë dyshuar se arsyeja e vetëvrasjes së vajzës, ndërlidhet me shoferin e autobusit, Gani Gjokaj, të qëlluar për vdekje para 13 ditësh në Gllogjan.
Discussion about this post