36-vjeçari nga Prizreni, Adriatik Hadri, është gjetur fajtor nga gjykata në Suedi, për privimin nga jeta të dy prindërve të tij në Prizren. Prokurori i rastit atje ka thënë se para se të merret vendimi për të, do të vlerësohet edhe shëndeti mendor i tij. Ai është deklaruar edhe për motivin që dyshohet ta ketë shtyrë Hadrin t’i merr jetën dy prindërve.
E një vit pas kësaj ngjarje të rëndë, gjykimi ndaj 36-vjeçarit ka arritur drejt fundit.
Për ngjarjen, i dyshuari i vetëm ishte djali i tyre Adriatiku, i cili kishte ikur nga Kosova, menjëherë pas rastit. Ai ishte arrestuar nga autoritetet suedeze në mars të vitit të kaluar.
Prokurori i rastit në Suedi, Olof Calmvik, i ka thënë Gazetës Express se gjykata ka gjetur se ai është fajtor për ekzekutimin e prindërve, por se do të vlerësohet edhe shëndeti i tij mendor para se gjykatësit të marrin vendimin.
Ai është deklaruar edhe për motivet që dyshohet ta kenë shtyrë 36-vjeçarin për këtë veprim.
Dyshimet janë se një nga motivet kanë qenë paratë.
“Ne dyshojmë se të hollat kanë qenë një nga motivet, por do të doja të pres për vlerësimin mendor dhe vendimin para se të bëj ndonjë koment për këtë”, thuhet në përgjigjet e tij drejtuar gazetës../Gazeta Express
Discussion about this post