Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka shprehur shqetësimin e tij për dyshimet që kanë njerëzit për ekzistencën e koronavirusit.
Zemaj në RTV Dukagjini ka thënë se për fat të keq ka raste kur personat që kanë qenë të infektuar me Covid-19 janë larguar nga Klinika Infektive.“Kemi paralajmëruar Vushtrrinë se një person ka ikur nga Klinika Infektive dhe më pas ka shkuar në festë në familjen e tij të madhe. Normalisht se ka qenë i pritshëm infeksioni ku edhe më pas është rritur numri”.
Zemaj thotë se nëse do të respektoheshin masat nga qytetarët situata do të ishte më ndryshe.
Discussion about this post