Pas aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Veseli banorët e fshatrave nga vijnë këta dy shprehen të bindur në pafajësinë e tyre.
Banorët e këtyre vendeve po e konsiderojnë të padrejtë dhe jokorrekte aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
“Jo vetëm unë por e gjithë Kosova dhe gjithë shqiptarët flasin se lufeta e UÇK-së është e pastër dhe e drejtë. Djemtë tonë e kanë mbrojtur tokën e vet, familjen e vet dhe atdheut e vet. Ne kemi qenë të shtypur gjithmonë”, shprehet banori i Burojës Milazim Thaçi.
“UÇK-ja ka qenë një ushtri e pafajshme e cila ka mbrojtur pragun e shtëpisë. Ajo ka qenë ushtri e pastër dhe e drejtë”, shprehet banori tjetër i Burojës, Refki Thaçi.
Njësoj mendojnë edhe banorët e fshatit Braboniq nga vjen kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
“Besoj se luftta e UÇK-së ka qenë shumë e drejtë. Kjo që ka ndodhur dje është krejt politike. Politikë e brendshme dhe e jashtme. Mua me vjen keq për të gjithë këta pjesëtarë të UÇK-së që janë akuzuar padrejtësisht”, deklaroi drejtori i shkollës në Braboniq, Naset Ademi.
“Besojmë në pafajësinë e Kadri Veselit. Ai është njeri i fjalës dhe nuk bën asi lloj veprash. As familjen nuk e ka të tillë”, shprehet banori i Braboniqit Lulzim Meha./Telegrafi/
Discussion about this post